/ATSH-AFP/ - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi se sanksionet ekonomike evropiane kundër Rusisë duhet të mbahen përtej verës, në një intervistë për pesë të përditshme evropiane, përfshirë dhe "Le Figaro".
"Për të mbështetur, Merkel, Hollande dhe marrëveshjet e Minskut, minimalisht duhet të mbajmë sanksionet ekzistuese", deklaroi ai për të përditshmen franceze "Le Figaro", tre ditë nga një samit evropian që do të zhvillohet më 19 dhe 20 mars në Bruksel.
"Nëse Bashkimi Evropian do të reduktojë masat këtë verë, marrëdhëniet transatlantike do të hyjnë në një fazë shumë kritike", shtoi Tusk, një javë pas një vizite në Uashington më 9 mars.
"Presidenti amerikan, Barack Obama ka qenë shumë i qartë duke më pritur disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja mund të pranojë marrëveshjet e Minskut, por është mbajtja e sanksioneve që do ta bindë që ne qëndrojmë së bashku përballë Rusisë", nënvizoi ai.
"Pa presion, zbatimi i marrëveshjeve të Minskut është i parealizueshëm", shtoi Tusk, pyetur veçanërisht mbi nevojën për Ukrainën për të rimarrë kontrollin e kufirit të saj me Rusinë.
"Marrëveshja e Minskut parashikon zbatimin e plotë të angazhimeve të marra deri në fund të vitit", theksoi Tusk në mbështetje të deklaratave të tij.
Vendet e Bashkimit Evropian janë ndarë mbi nevojën për të zgajtur ose jo sanksionet e rënda ekonomike të dekretuara kundër Rusisë, që përfundojnë në muajin korrik.
Rusia është akuzuar nga perëndimorët për mbështetje me armë dhe ushtarë separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, gjë që Moska e përgënjeshtron zyrtarisht.
/Shqiptarja.com