TV Bafta 2015, triumfojnë
komedianët britanikë Ant & Dec

TV Bafta 2015, triumfojnë<br />komedianët britanikë Ant & Dec
Edicioni i 60-të I ndarjes  së çmimeve  britanike "Bafta" për televizionin ka kulmuar me fitoren në kategoritë përkatëse të Ant & Dec, Sherlock, Jon Snow, Georgina Campbell etj.

Eventi u mbajt në teatrin e Londrës “Drury Lane”, ku yjet botërorë të televizionit britanik kanë “sfiluar” me veshjet e tyre në tapetin e kuq.

Dyshja e komedianëve, Anthony McPartlin dhe Declan Donnelly  janë bërë të njohur si aktorë të prodhimeve kinematografike për fëmijë si dhe me performancën e tyre në emisionin Ant & Dec - Ant & Dec's Saturday Night Takeaway.

Aktorët  kanë qenë të shoqëruar në ndarjen e këtyre çmimeve nga partneret e tyre.

Ndërkohë në kategorinë aktori më i mirë është shpallur fitues aktori Jason Watkins nga seriali britanik “The Lost Honour of Christopher Jefferies”, ndërsa Georgina Campbell  ka rrëmbyer çmimin Bafta si aktorja më e mirë nëpërmjet serialit “Murdered By My Boyfriend”.
 









Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

18/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike