TVSH false për 515 milionë
lekë nën akuzë kryetatimori

TVSH false për 515 milionë<br />lekë nën akuzë kryetatimori
TIRANE- Kompani fantazëm kineze që paraqitëshin se “tregtonin” jashtë kufinjve të shtetit naftë, krom dhe produkte të tjera, i kanë shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit që përllogaritet në mbi 515 milion lekë të reja. Abuzimi financiar është zbuluar nga një audit i brendshëm i Ministrisë së Financave, i cila ka konstatuar se e gjithë kjo skemë mashtrimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim e me dy përfaqësues ligjorë të rreth 11 subjekteve që dyshohet se janë pjesë e kësaj skeme manipulatore.

Kompanitë brenda tre ditëve që paraqisnin dokomentat merrnin rimbulsimin financiar dhe më pas falimentonin. Gjithçka niste nga rrimbulsimi i TVSH-së, ku për të fituar shuma financiare në disa raste janë konstatuar se kompani fantazëm janë rregjistruar në QKR, dhe brenda një periudhe fare të shkurtër sërisht kanë mbyllur aktivitetin, kjo pasi kanë marrë nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme financiare.

Një skemë e tillë mashtrimi, dyshohet se ka ndodhur prej disa vitesh, por konstatimi është bërë vetëm gjatë një kontrolli të ushtruar në muajin Qershor-Tetor 2013,të këtij viti. Veç mashtrimit me tregtimin e produkteve të naftës dhe kromit, kompanitë fantazëm, kanë paraqitur dhe produkte të tjera, që janë në listën e rimbulsimit të TVSH-së.

Skema e manipulimit
Kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në skandalin e rimbulsimit të TVSH, janë aziatike, kryesisht Kineze. Pavarësisht origjinës së tyre të deklaruar në QKR, “pronarët” kanë qënë shqiptare dhe se i gjithë aktiviteti i këtyre kompanive, monitorohej nga administratorë shqiptarë. Këta të fundit, kanë pasur lidhje të ngushta në ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Tatimeve, ku falë mashtrimit me faturat e TVSH të rimbulsueshme për mallrat e tregtimit, mudnin të shkëpusnin nga arka e shtetit miliarda lekë. Në auditin e kontrollit të dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, thuhet se në shumë raste tërheqja e lekëve merrej në një kohë rekord brenda tre ditëve, nga paraqitja e dokumentacionit.

Ndërkohë që pa mbushur javën e tërheqjes së lekëve, shpallej falimenti dhe çrregjistrohej kompania në QKR. Pas, këtij veprimi të njëjtit persona, hynin sërisht në “valle”, ku rregjistronin në QKR, kompani të tjera me orgjinë aziatike që kishin si objekt tregtimin e mallrave të ndryshëm si nafta dhe kromi, prej të cilave më pas, përfitoheshin shuma të konsiderueshme financiare brenda një afati tepër të shkurtër. Sipas burimeve të prokurorisë, me ligj rimbursimi i TVSH, parashikon një periudhë kohe minimumi prej 30 ditësh, ndërsa kompanitë në fjalë, arrinin të tërhiqnin lekët vetëm brenda tre ditëve.

Drejtorët në hetim
Drejtori i Tatimeve dhe drejtoresha e hetimit Tatimor së bashku me dy përgjegjësa dhe tre inspektorë kontrolli, janë ata që i kanë hapur rrugën këtij abuzimi me financat e buxhetit të shtetit. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, ish-drejtori i tatimeve Ismail Muçaj dhe ish-drejtoresha e hetimit tatimor me inicialet A.M, duke shkelur tërësisht ligjin kanë abuzuar me detyrën, duke vjedhur lidhur me taksën e TVSH, që për disa produkte si kromi dhe nafta, që janë të rimbulsueshme nëse eksportohen jashtë kufinjve shqiptarë.

Sipas auditit të paraqitur në njësinë Task-Forcë, bëhet fjalë për 11 kompani të huaja, që janë rregjistruar gjatë periudhës Qershor-Tetor dhe më pas kanë shpallur falimentin, menjëherë pasi kanë tërhequr lekët e përfituara nga rimbulsimi i TVSH-së. Aktualisht për këtë abuzim, janë paditur për akuzën e “Vjedhjes me anë të Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falcifikimit të dokumentave”, 9 persona, përfshirë këtu dhe dy përfaqësues ligjorë të disa prej kompanive private që kanë qënë pjesë e skemës mashtruese.
 
       Persona të kallëzuar
  1. Ismail Muçaj ish-drejtori
  2. A.M ish-Drejtoresha e hetimitor
  3. Dy ish- përgjegjës të Sektorit
  4. Tre inspektorë kontrolli.
  5. Dy persona përfaqësues ligjorë
  6. Të implikuara 11 kompani
 
Pezull inspektorët
Prokuroria nis hetimet sekuestro disa llogarive

Me një urdhër të Ministrit të Finacave Shkëlqim Cani, tre inspektorët e kontrollit janë pezulluar nga detyra, duke i lënë në shërbim të hetimeve që tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur për këtë ngjarje. Ministria dhe prokuroria, kanë qëndruar tepër hermetike për sa i përket zbulimit të emrave të personave që janë kallëzuar për akuzën e “Vjedhjes me anë të Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falcifikimit të dokumentacionit”. Prokuroria sqaroi se pasditen e djeshme ka mbëritur materiali i ministrisë dhe se brenda kësaj jave, njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, do dërgojë një grup pune në Drejtorinë e Tatimeve dhe Ministrinë e Financave për të sekuestruar dokumentacionin përkatës.

Njëkohësisht, pas verifikimeve të kryera pritet që në ditët në vijim të thiren për tu marrë në pyetje një e nga një personat e kallëzuar. Një punë investiguese do të kryhet edhe për të hedhur dritë lidhur me rregjistrimin e kompanive fantazëm në QKR. Për këtë do merren në pyetje dy personat që paraqiteshin si administratorë të këtyre kompanive dhe që kryenin veprime bankare. Pritet që në ditët në vijim, prokuroria e Tiranës nga sa mësohet do të paraqesë një kërkesë në gjykatën e Tiranës, ku do kërkojë masën e vënies së sekuestros prenventive, për llogaritë e kompanive që mendohet se kanë përfituar nga abuzimi me rimbulsimin e TVSH-së. Synimi është bllokimi i llogarive bankare në të gjitha bankat, pasi në emër të këtyre kompanive apo administratorëve të tyre dyshohet se ekzistojnë shuma financiare të mbyllura në llogari bankare. Hetimi, do verifikojë dhe hyrje-daljet e mallrave në pikat doganore, që me sa duket nuk ka ndodhur kurrë.

Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike