Të dënuar për masakrën e Pukës, tre vëllezërit Permarkaj grevë urie në burgun e Burrelit

Të dënuar për masakrën e Pukës, tre vëllezërit Permarkaj grevë urie në burgun e Burrelit

Sokol Permarkaj, Anton Permarkaj dhe vendi i ngjarjes në Pukë

Tre vëllezërit, Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Burrelit për vrasje, kanë nisur një grevë urie. Ata prej tre ditësh nuk kanë pranuar as ushqim asa ujë dhe grevën e tyre e kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Vëllezërit Permarkaj kanë patur një përplasje me drejtuesit e burgut dhe pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u është bërë fshehje e dokumentave. Sipas tyre për këtë çështje kanë njoftur Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur.


Sokol Permarkaj dhe Anton Permarkaj


Por për çfarë janë dënuar vëllezërit Permarkaj?

Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj, janë dënuar si autorë të masakrës që ndodhi  më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë.  Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Motivet e këtij krimi ishte një konflikt për pronësinë. Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.Dy vëllezërit Permarkaj, Antoni dhe Sokli janë dënuar me burgim të përjetshëm  ndërsa Vëllai tjetër, Bardhoku u dënua me 22 vjet. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe kushëriri i tyre Fran Përmarja me 24 vjet heqje lirie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?