Pishinat apo deti na vijnë në mendje në ditët më të nxehta të verës.
Ekipi krijues në “Ambient Garden” vendosi të dizajnojë pishinën më spektakolare në botë, me 50 ton ujë në lartësi 35 metra dhe 14 metra gjatësi.
Verën e ardhshme në Londër mund të notosh në ajër.
Në vitin 2020 do të hapet pishina e parë plotësisht transparente, e cila do të ndodhet në 35 metra lartësi dhe do të lidhë 2 gradaçiela me njëra-tjetrën.
Në të njëjtin kat do të ketë një dhomë me diell, një Spa, një bar veror dhe një kopësht për muajtë e dimrit.
Pishina do të jetë plotësisht transparente, 14 metra e gjatë, 5 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë.
Kjo do të lejojë që godinat dhe mysafirët e tyre të notojnë midis dy ndërtesave, sikur je duke notuar në ajër.