Velipojë/ Policia zbulon arsenal armësh në një shtëpi të pabanuar (VIDEO)

Menëjherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Luarëz në Velipojë ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër FNSH dhe Policia e Shkodrës kanë rrethuar zonën duke kryer kontrolle nëpër banesa.

Pas kontrolleve të kryera, bazuar edhe në dëshmi të banorëve të zonës, në një shtëpi të pabanuar në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale G.S., janë sekuestruar  një armë ushtarake të rëndë  granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Policia shpalli në kërkim pronarin e banesës, ndërkohë që mësohet se grupi hetimor ka fiksuar prova të vlefshme që do t'i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro