Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet më 19 gusht

Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet më 19 gusht

Këshilli bashkiak i Shkodrës me shumicë socialiste do të konstituohet më 19 gusht. Lajmin e ka dhënë prefekti i qarkut, i cili thotë se konstituimi do të bëhet në ambientet e Rektoratit "Luigj Gurakuqi".

Këshilli i ri Bashkiak dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është me shumicë socialiste. Këshilli do të konstituohet, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës. Vendim ky që erdhi pas publikimit të dokumenteve nga PD ku drejtësia italiane në vitin 2003 e kishte dqnuar me gjobë dhe dëbim nga shteti, për trafik droge.

Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Një ditë më parë, Valdrin Pjetri, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë