Tërmeti i 21 shtatorit, 2 mijë familje të dëmtuara në qarkun Tiranë...Kuko kërkon emra të rinj për rrugët në Kamëz

TIRANE - Këshilli i Qarkut Tiranë ka bërë një vlerësim të dëmeve si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të 21 shtatorit. Pas vlerësimit financiar rezulton se 2 mijë familje në qarkun e Tiranës kanë pësuar dëme të konsiderueshme në banesat e tyre, dhe për këto familje kanë nisur  procedurat për shpërblimin nga këshilli bashkiak Tiranë. Për kryetarin e Këshillit të Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, njësitë vendore ia kanë dalë të menaxhojnë situatën.

“Kanë treguar një menaxhim të jashtëzakonshëm në territor.  Kemi punuar shumë ngushtë me Kamzën, Kavajnë,  Rrogozhinën, Vorën, Kamzën, Tiranën. Unë mendoj që është një provë e mirë e menaxhimit dhe besimit që kanë dhënë qytetarët”, u shpreh Dalipi. 

“Meqënëse se është pjesë e rendit të ditës pjesa e tërmetit që në hapat e parë qarku na mundësoi një pagesë që në ditët e para një milion lekë të reja, të cilat shkuan për familjet që kishin shtëpitë e pabanuara”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

E pranishme në këtë mbledhje ishte dhe zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e cila i sugjeroi kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli ndryshimin e emërtimeve të rrugëve të kësaj bashkie.

“Kryetar i Bashkisë, teksa po vija këtu kisha hapur hartën që të gjeja rrugën më të shkurtër dhe shoh, rruga Oslo, Zyrihu, Selaniku. Kamza duhet të pushojë së qeni një China Town i Qarkut Tiranë dhe të kthehet në identitetin që i takon. Është një zonë që prej shumë vitesh popullohet nga njerëz dhe duhet të ketë strukturën e vet. E diskutuam dhe me kryetarin Dalipin, dhe ne jemi të gatshëm si Ministri e Brendshme t’ju ndihmojmë me ngritjen e një komisioni, dhe doja angazhimin tuaj që në fillim të vitit të ardhshëm, Kamza të rikthehet në identitet”, u shpreh Kuko.

Sa i përket dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, jashtë kamerave kryebashkiaku i Kamzës  tha duhet ende kohë për të bërë një bilanc të saktë të dëmeve duke qenë se grupet e punës janë ende në terren. Në mbledhjen e Këshillit të Qarkut që u zhvillua në Bashkinë Kamëz u miratua dhe buxheti afat mesëm 2020- 2022.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…