Redion Hysa nuk është autori i vrasjes së policit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 në fshatin Gajush të Lezhës. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata e cila shpalli të pafajshem, për të cilin prokuroriria kishte kërkuan dënimin me 10-vite burg.Vendimi u dha këtë të enjte nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Eva Hysko, duke rrezuar në këtë mënyre pretendimet e prokurorit Erjon Shehaj i cili ka hetuar çështjen.Ndërkohë për vrasjen e policit Xhulio Prela, gjykata e Lezhës dënoi me 3 vite e 6 muaj burg, Nikoll Shernikun për vepren penale perkrahja e autorit të krimit.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete  ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, provoi shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë, por sipas gjykatës nuk ka prova që e implikojnë të riun në ngjarje.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.