U arratis pasi gjykata i ndryshoi masën e arrestit, kapet në Don Bosko 42-vjeçari i shpallur në kërkim nga Interpoli për trafik të narkotikëve

U arratis pasi gjykata i ndryshoi masën e arrestit, kapet në Don Bosko 42-vjeçari i shpallur në kërkim nga Interpoli për trafik të narkotikëve

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike nga Interpol Roma është vënë në prangat e policisë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Bledar Krakulli është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale "Trafikim i narkotikëve", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim.

Pas dhënies së dënimit nga gjykata e Torinos Krakulli ka bërë 5 vite e 10 muaj burg, ndërsa më pas është lënë i lirë pasi gjykata i ndërroi masën në arrest shtëpie. Pas këtij vendimi është kryer hetim dhe është vendosur që Krakolli të risillet për të vuajtur dënimin në burg, por nga ky moment ai është arratisur.

Tani 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vite burg, ndërsa nga interpol Tirana po bëhet procedurat për ekstradimin drejt Tiranës.

Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'