Gjyakata e Tiranës ka lënë në burg Shkëlqim Kastratin, 23 vjeçarin nga Kosova i cili u arrestua dy ditë më parë në një palestër ne kryeqytet pasi është i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje.
Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi për Kastratin i njohur ndryshe me pseudonimin Kimi.
Policia gjermane ishte vënë në kërkim të tiji, pas një vrasje të ndodhur në dhjetor të vitit 2017 në një disko në Schwarzwald-Baar-Kreis, vepër penale për të cilën kodi penal në Gjermani parashikon deri në 15 vite në burg.

Pas kësaj ngjarje Kastrati u shpall në listën e më të kërkuarve dhe fotoja e tij u vendos nga policia edhe nëpër aeroporte.
/Shqiptarja.comKomente

