Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës lë në burg Andrew Boden! 45-vjeçari mohon akuzat: S’jam dorëzuar se s’kam besim te policia, do t'i kallëzoj

I arrestuar dy ditë më parë në Memaliaj, fshehur në shtëpin e kushëritit të Aleksandër Sadikaj, vrarë pranë TEG-ut në 2022, Andrew Bode, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, do të qendrojë në burg. në Memaliaj, fshehur në shtëpinë e kushëritit të Aleksandër Sadikaj, vrarë pranë TEG-ut në 2022, Andrew Bode, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, do të qëndrojë në burg.

"Nuk kam lidhje me vrasjen, do të sjell deshmitarë që ta vertetoj. Nuk jam dorëzuar deri tani se nuk kam pasur besim te drejtësia, do të bëjë kallëzim dhe për ta.", u shpreh Andrew Bode, i cili fillimisht qëndroi pas murit, duke i’u fshehur kamerave..

Ai u arrestua gjatë operacionit “Plani” ku morën pjesë edhe forcat RENEA, së bashku me Julian dhe Adriatik Kalemin. Advin alias Andre Bode, 45 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, del se ngjarja  ndodhi për hakmarrje, pas atentatit me tritol në të njëjtin vit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj, nip i fisit Kalemi në Memaliaj.  Dyshohet se Bode ka pasur rolin e ekzekutorit dhe u ndihmua nga Albano Velo, tashmë i arrestuar.

Ndërkohë Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Adriatik Kalemin, i cili u arrestua për Armë pa leje, dhe për nipin e Adriatikut, Julian Kalemin i cili akuzohet pasi kishte fshehur vrasësin e Edmond Papës, Andrew Bode.

Saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve në lidhje me punët e drogës.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të atentatorëve që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës në bashkëpunim me Andrew Boden.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Opinioni i banorëve të rritur për skandalin e mbetjeve toksike

Eduard Zaloshnja: Opinioni i banorëve të rritur për skandalin e mbetjeve toksike