Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për mjekun Edison Skëndo, pasi akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të forcave të rendit. Drejtori i policisë së Beratit Hasan Ahmeti denoncoi Skëndon për mosbindje, ndërkohë vetë mjeku pretendon se është dhunuar nga ky i fundit. Pas seancës gjyqësore Edison Skëndo tha se gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë i veshur civil e ka shtyrë më forcë atë dhe vëllain e tij.

"Ky ishte një turp, nuk e meritoja aq më tepër tani, unë vazhdoj të punoj dhe një ditë që kisha leje erdha në shtëpi. Kam punuar mjek në urgjencën e Beratit dhe tani jam me specializim në QSUT. Ishte një person civil pa m'u identifikuar se kush ishte më mori me dhunë për të më çuar në komisariat", tha Edison Skëndo.

Edhe pse jemi në një situatë ku duhet të ruajmë distancën mjeku Edison Skëndo sapo ka dalë nga gjykata është përqafuar me të afërmit e tij. Një gjest jo shembullor kjo nga ana e një bluze të bardhë.

Mjeku Edison Skëndo në Berat u arrestua nga policia me urdhër të prokurorit për një incident të ndodhur gjatë ditës së djeshme. Sipas pretendimit të tyre, gjithçka nisi për autorizimin që mjeku Edison Skëndo duhet të kishte për të dalë nga banesa. Ndërkohë burime policore thonë se incidenti u provokua nga mjeku Skëndo.

Momenti kur mjeku përfaqohet me shokët dhe të afërmit