U bë baba për herë të parë, aktori i njohur: Ishte takimi me vajzën më të bukur në botë! (VIDEO)
I ftuar në “Rreze Dielli” aktori Genti Deçka ka folur për historinë e dashurisë me Arditën, histori nga e cila erdhi në jetë Sofi, si fryt i një dashuri të madhe.
Redaksia 28 Janar 2020, 14:23 | Përditesimi: 28 Janar 2020, 15:36
Genti Deçka është padyshim një nga aktorët më të mirë të teatrit. Numëron role pafund dhe ndër më të spikaturit në vitin që sapo lam pas ishin në shfaqjet “Xhelatët” dhe “Ëngjëjt e Amerikës”. Por një nga momentet e bukura të 2019, ishte dhe muaji i fundit i vitit kur erdhi në jetë vajza e tij Sofi.
I ftuar në “Rreze Dielli” aktori ka folur për historinë e dashurisë me Arditën, histori nga e cila erdhi në jetë Sofi, si fryt i një dashuri të madhe.
“Me Arditën jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët, rastisëm në një loal në një orë të vonë të natës dhe Ardita dhe unë përshëndeteshim në mesnatë. Një natë mora guximin dhe i thashë që më ngjan si Trili, xixëllonja te Piter Pan. Më pas u shkëputëm shumë vite, për rreth 4-5 vjet, thjesht përshëndeteshim dhe më pas u ribashkuam, Trili dhe Piter Pani.
Ardhja në jetë e vajzës është një një emocion i jashtëzakonshëm, nuk besoj se asnjë baba ose nënë do të thoshte të kundërtën, kur e sollën në dhomë ishte si takimi me vajzën më të bukur në botë, kur e shihje pas xhamut të dritares kur e mbante mamia në dorë, dhe je një million ndjenja, a është mirë, kujt I ngjan, dua ta prek, ta puth.”
Genti Deçka tregon se për emrin e Sofisë vendosën të dy, së bashku më gruan e tij Arditën dhe se vajza ka marrë tipare edhe nga ai, edhe nga Ardita.
I pyetur se si po e përjeton këtë periudhë si baba Genti thotë: “Përveç pagjumësisë, është një mrekulli. Kupton sesa I paaftë është mashkulli, sesa heroinë është një nënë. Më zë gjumi dhe ndonjëherë nuk e kuptoj se Ardita është zgjuar disa herë për ta ushqyer të voglën.”