‘U bë e famshme duke kërkuar burrë’, motra e Antonelës u përgjigjet kritikëve: Po Kim Kardashian?

‘U bë e famshme duke kërkuar burrë’, motra e Antonelës u përgjigjet kritikëve: Po Kim Kardashian?

TIRANË- Pjesëmarrja e Antonelës në Big Brother është komentuar jo pak për shkak të asaj se çfarë ajo përfaqëson. “Po ajo çfarë VIP-i është”, ky koment ka qarkulluar jo pak në rrjetet socialem e për të gjitha ata që e mendojnë këtë gjë, ka pasur një përgjigje motra e Antonelës.

Sipas motrës së ish konkurrentes të Për’puthen, thotë se publiku e ndjek Antonelën për karizmin, simpatinë, historinë e jetës dhe inteligjencën, e ndërsa sjell edhe rastin e Kim Kardashian dhe famës që ajo ka sot.

Mendoj që çështja e meritokracisë, se sa e meriton dikush të jetë në një program televiziv së pari është një çështje që nuk na përket neve si publik por ideatorëve të formatit dhe personave puna e të cilëve është të përzgjedhin konkurentët, duke qenë personat që njohin më mirë mekanizmat e brendshme dhe çka funksionon apo nuk funksionon për programin në fjalë. Gjithsesi unë mendoj që në vitin 2021 kur rrjetet sociale janë platforma që i kanë dhënë shansin njerëzve të ndërtojnë karriera të tëra, ku ata vetë-promovohen dhe ku promovojnë aftësitë/telentet e tyre, të ngrihet pikëpyetja “ a meritojnë të quhen VIP” është qesharake.

E njëjta gjë vlen dhe për Reality Shoë-et, të cilat në shumicën e rasteve shërbejnë si gjetës të personazheve të pëlqyeshëm nga publiku dhe si trampolina për karrierat e tyre në televizion. Në formate si “Përputhen” konkurojnë shumë njerëz, por vetëm pak arrijnë të mbijetojnë në ekranet e televizionit, dhe kjo pikërisht sepse, publiku i do. Kur në 2016 Kim Kardashian u pyet në mënyrë direkte “Cili është talenti jot?” ajo u përgjigj “Duhet të përfshijë ndonjë lloj talenti të kesh shumë njerëz që të ndjekin dhe të pëlqejnë për atë që ti je”, dhe Kim Kardashian është sot një nga gratë multimilionere self-made, e cila e filloi karrierën pikërisht nga Reality-Shoë familjar Keeping Up ëith the Kardashians.

Gjithsesi, për t’u rikthyer tek rasti i Antonelës dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Shoë-et, unë mendoj që njerëzit janë inteligjentë mjaftueshëm për të mos ndjekur dikë vetëm nga paraqitja/lifestyle-i e elementë të tjerë sipërfaqësore, sepse koha ka treguar që personazhe të tillë nuk i mbijetojnë gjatë vëmendjes së publikut.

Publiku ndjek persona që janë interesante mjaftueshëm për t’u ndjekur e në rastin e Antonelës mendoj që publiku gjen te ajo një njeri karizmatik, simpatik, një vajzë me një background e një histori jete, një vajzë inteligjente dhe të fortë por në të njëjtën kohë një vajzë me këmbë në tokë, e besoj që kjo kohë e shpenzuar në Big Brother do shërbejë që njerëzit të njohin më shumë prej saj, sepse me të vërtetë ka shumë më shumë për të njohur”, shkruan motra e Antonelës.

 

2/4
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 25/11/2021 12:10

    VIP-at qe kerkojne te behen te famshem. Mjaftueshem qesharake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale