Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 84-vjeçari Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë.

Fasli Hyka qoftë nga prokuroria, por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët është gjykuar se e ka emergjente që të marrë mjekimet.