Policia e Fierit ka vënë në pranga 38-vjeçarin Shezai Muhametaj pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë e municione.
Ka qenë bashkëshortja e tij që ka denoncuar burrin për dhunë në familje, por kur policia ka shkuar për ta shoqëruar në komisariat në banesë i janë gjetur: 1 armë zjarri automatik, 14 krëhëra pushke, 2 krëhëra automatiku dhe 200 copë fishekë.
Policia Fier!
Policia e Fierit arreston në flagrancë një shtetas për "Armëmbajtje pa leje" dhe ndalon një tjetër për "Dhunë në familje".
Sekuestrohen:
- 1armë zjarri automatik
- 14 krehëra pushke
- 2 krehëra automatiku
- 200 copë fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Shezai Muhametaj, 38 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Frakull e Vogël , në banesë, i'u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 2 krehëra automatiku, 14 krehëra pushke dhe 200 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com