U dënua me 1 vit burgim për kallëzim të rremë dhe pritet arrestimi, Apeli i Tiranës: Vendimi për Ervin Salianjin u mor me unanimitet!

Apeli i Tiranës

Gjykata e Apelit të Tiranës reagoi shkurtimisht sot (27 Shtator) në lidhje me vendimin që shpalli ditën e djeshme për dosjen “Babale”, pas gati 5 vitesh procese gjyqësore dhe zvarritjeje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe 3 të pandehurve të tjerë; Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Institucioni i shkallës ë dytë të drejtësisë konfirmoi se vendimi për dënimin me 1 vit burgim, duke lënë në fuqi atë të shkallës së parë të Dhjetorit 2019, për akuzën “kallëzim të rremë” ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, ka qenë unanim.

 “Nisur nga disa kërkesa, lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, njoftoi Apeli i Tiranës.

Aktualisht Prokuroria ka marrë urdhrin për ekzekutim të vendimit dhe po procedohet më tej, teksa Ervin Salianji është ftuar edhe që të shkojë vetë vullnetarisht, para se Policia ta ekzekutojë.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Pritet burgosja e Ervin Salianjit! Urdhri i Prokurorisë mbërrin në polici: Ekzekutoni vendimin! Do vuajë 1 vit burg, Deputeti i PD-së: Po bëhet gati të zbatohet urdhri i Ramës


A.Q/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar