U dënua me 2 vite burg
lirohet nga qelia Ben Çami

U dënua me 2 vite burg<br />lirohet nga qelia Ben Çami
Kur kanë kaluar 1 vit e 5 muaj në qeli, Lutfi Shabani ose siç njihet ndryshe “Ben Çami” është liruar nga qelia.
 
Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila dënoi Shabanin me 2 vite burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Duhet theksuar se Shabani u arrestua në muajin Shkurt 2016, për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e mbetur kjo në tentativë.
 
Më të njëjtën akuzë, Lutfi Shabani ka shkuar në gjykatë si i pandehur por në séancat e para gjyqësore, prokuroria vendosi të ndryshojë këtë akuzë, duke e akuzuar përfundimisht Shabanin për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
 
Për këtë vepër penale Shabani fillimisht u dënua me 3 vjet heqje lirie, ndërkohë duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, masa e dënimit ulet me një të tretën dhe si pasojë, i pandehuri Lutfi Shabani është dënuar përfundimisht me dy vjet burgim.
 
Ky vendim është marrë në 30 maj të këtij viti, por për shkak se Shabani ka plotësuar periudhën e dënimit, ai është liruar nga qelia. Lutfi Shabani i njohur si Ben Çami është dënuar vite më parë si një ndër organizatorët kryesore të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri e mandej vendet e BE.
 
Ndërkohë në këtë dosje ai dyshohej se në bashkëpunim me Eldi Zahiri dhe Janaq Kaceli, kishin tentuar të trafikonin 574 kg drogë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Eldi Zahiri është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vjet heqje lirie.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë

Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë