TIRANË - Konstandin Xhuvani, i dënuar me 35-vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë për vrasjen e katër personve, kërkon uljen e dënimit ndaj tij në Gjykatën e Apelit.
26-vjeçari Xhuvani u shpall fajtor (me gjykim të shkurtuar) më datën 10 Mars për veprën penale "Vrasje në rrethana të cilësuara", në kuadër hetimeve për vrasjen e katër personave mëngjesin e 4 nëntorit në Tiranë dhe tashmë ai kërkon ulje të këtij dënimi në Apeli.
Sipas kërkesës së Xhuvanit, mësohet se djaloshi ka deklaruar se nuk mban mend asnjë gjë nga ajo natë, pasi ishte jo vetëm nën efektin e alkoolit, por dhe të drogave të lehta të konsumuara gjatë asaj nate. Në kërkesën e tij depozituar Gjykatës së Apelit, Xhuvani kërkon zbutje të dënimit, pasi veprimet janë kryer pa vullnetin e tij, pa ndërgjegjen e tij, teksa vijohet me argumentin e kësaj teze.
Burime pranë Gjykatës së Apelit bëjnë të ditur se kërkesë për shqyrtim ka ardhur edhe nga prokurori i kësaj çështje i cili ka kërkuar të anullohet vendimi i shkallës së parë, për pranimin e kërkesës së Xhuvanit për gjykim të shkurtuar, çka i mundësoi atij të dënohej me 35 vite burg dhe jo me burgim të përjetshëm. Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të vendos datën kur këto çështja do të shqyrtohet.
Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, Arber Demiraj, Enea Xhajit, Edison Jahos dhe shtetasit Italian, Gianpaolo Azzolo. /ATSH/
/Shqiptarja.com