Policia nuk e ka gjetur në banesë ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, i cili duhet të rikthehet në qeli pas vendimit të Apelit të GJKKO-së. Sipas informacioneve, Bistri ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë duke shmangur arrestimin.
Apeli i Posaçëm e dënoi një ditë më parë ish-shefin e Operacionales me 11 vjet burg në dosjen “Metamorfoza”, dënim që me gjykim të shkurtuar u ul në 7 vjet e 4 muaj. Sipas përllogaritjeve të prokurorëve të SPAK-ut, Bistrit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 10 muaj e 14 ditë burg.
Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete. Vendimi riktheu edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash.
Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim, ku ai qëndroi afro 2 vjet e 4 muaj, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj.
Dosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur. Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv.
Lajm në përditësim...
-
Djale i shkelqyer shtet kurve. Shtet i kapur ku shqiptaret jetojne nen skllaverine e hegjemonise Vllehe.
Përgjigju










Komente
Komento