U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën e tij Rexhinën.

“Jam babai më i lumtur në botë” thotë ai.

Rexhina, një nga përfitueset e amnistisë penale u dënua në vitin 2021, si shkaktare e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, ku humbën jetën 5 persona. 

“E djej dhimbejn e fëmijës. Ishte dënuar 5 vite. Ka kryer rreth 3 vite burg, përfitoi ulje nga amnistia 1 vit e 5 muaj”

Si Bedriu, ishin dhjetëra familjarë të tjerë që prisnin të emocionuar dhe me lule në duar të afërmet e tyre të dilnin nga burgu.

Aksidenti tragjik i gushtit 2021
Ishte 26 gusht 2021, Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drejt Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën një automjet tip Land Rover, i cili drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. Si pasojë mjeti i tij me targa AA 484 T ra në greminë në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë.  Përveç shoferit, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.Rexhina Celhaka, 22 vjeçarja që drejtonte Fuoristradën mbeti e plagosur

Shansi i dyte
Gratë dhe vajzat e shohin të ardhmen e tyre si një mundësi të dytë për të riparuar me aq sa munden, gabimet.

“Do shkojmë te familjet tona, sepse dhe ata janë lodhur duke ardhur në këto dyer të vështira. Do nisim një jetë të re”.

“Pavarësisht gabimit që mund të bëjmë, ka një mundësi të dytë”.

“Mbi të gjitha jam penduar” thotë një tjetër

Jashtë ambienteve të burgut kishte edhe familjarë të të dënuarave që nuk arritën të përfitojnë nga amnistia.

“Ishte data e vonuar, prisnim më shpejtë”.

Drejtoresha e Burgut 325 Lindiana Kaleci shprehu besimin se vuajtja e dënimit u ka vlejtur grave si reflektim që të mos përsërisin më gabimet e të shkuarës.

Nga Amnistia Penale përfituan 24 gra dhe vajza, 15 lirohen menjëherë tani dhe 9 të tjera ulje dënimi me 2 vite burg”.

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/04/2024 01:04

    /Shef turi/,kur ja pret rrugen furgonit, se ben gallate me shoqet ne makine nga njera ane dhe nga ana tjeter kujton se do jesh me e shpejte se furgoni,me te vertete qe s'ka dashur te perfundonte ne burg duke bere aksident,thjesht i dinte rregullat e qarrkullimit,por kujtoi se nuk vlenin per te, se ishte me /e shpejte/ e /me e zgjume/ e nuk do te bente aksident!

    Përgjigju
  • Nik: 25/04/2024 11:27

    Kushedi sa të gëzuar do jen familjarët e viktimave !?

    Përgjigju
  • Iris: 25/04/2024 02:55

    Fajin e ka shteti ne rradhe te pare.Vrau 5 veta dhe e denoi me 5 vjet,pra 1 vit per person dhe as keta si beri komplet.Duket se ata qe u vrane per shtetin,nuk ishin njerez,por pula! Nje gje eshte bere gabim ne amnisti,u tha qe vrasesit nuk perfitojne.Per mendimin tim,vrasja mbetet vrasje,nuk mund te besh diferencime mes nje vrasjeje me arme dhe nje me makine.Per vrasjet aksidentale duket qe denimet jane me te lehta,por kjo nuk eshte arsye qe te futen ne kategorite qe duhet/mund te perfitojne ulje edhe per ato pak vite qe u japin si denim.

    Përgjigju
    • Shef turi: 25/04/2024 09:49

      Prandaj thuhet Aksdent o iris ska dashte ti ndodhi edhe te rri ne burg prdore pak trurin

  • Fation: 24/04/2024 21:20

    Shkaktare per vdekjen e 5 personave dhe u lirua? po cne? sa veta duhet te vrasesh qe te marresh denim me burgim te perjetshem? SKANDAL dhe TURP I MADH

    Përgjigju
  • Shofer: 24/04/2024 20:01

    Ajo vrau 5 njerez babai thot jam me i lumturi ne bote ,o legen burre mbaje gojen o hale, nqs ti je me i lumturi ata qe ju vdiqen te dashurit e zemres jane helm qe nga dita qe pjella jote u morri jeten 5 njerzve te pafajshem.

    Përgjigju
  • Ka shtet: 24/04/2024 19:28

    Meqe shteti po e tregon sikur ka bere arritje duke falur denime ateher le ti sjelli ne jete ato 5 viktima te pjashme qe mori kjo Zonja?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton