TIRANE - Tre organizatorë të protestës së opozitës që degjeneroi në dhunë më 8 dhjetor, me në krye Enno Bozdon po procedohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi devijuan intenerari e tubimit që ishte marrë leje, bënë thirrje për dhunë dhe nuk ju bindën urdhrit të punonjësve të rendit. Pesë qytetarë të tjerë janë arrestuar për shkatërrim të pronës publike dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për prishje të qetësisë publike.
....
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Enno Bozdo do të procedohet në gjendje të lirë pasi akuzohet nga Policia e Tiranës për manifestim të paligjshëm, kjo pasi leja për protestën që opozita mbajti më 8 dhjetor ishte marrë vetëm për marshim në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa siç u dëshmua dje demonstrata degjeneroi në dhunë duke shkatërruar kryeministrinë dhe bunkerin muzeal pranë Ministrisë së Brendshmë.
Bozdo akuzohet zyrtarisht nga policia për "organizmim dhe pjesmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme". Burime për Shqiptarja.com thanë se Enno Bozdo kishte kërkuar leje në Polici për mbajtjen e tubimit të opozitës në një marshim protestë nga sheshi Skënderbej drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ky itinerar i paracaktuar - thekson Policia - u devijua duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, "me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës".
Shqiptarja.com disponon përgjigjen zyrtare që policia i ka dhënë Partisë Demokratike ku jep lejen për protestën dhe shpreh angazhimin për marrjen e të gjitha masave të sigurisë sipas itineratit të përcaktuar. Përgjigjja i kthehet sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, kjo pasi në kërkesën për leje që Bozdo i kish dërguar policië thoshte se koordinator i protestës do të jetë Ristani.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nisur nga kërkesa e subjektit “Partia Demokratike”, e cila do të organizonte një marshim proteste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kishte marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për një zhvillim normal të marshim-protestës që do të organizohej më date 8 Dhjetor 2015, ora 11:00.
Policia e Tiranës ka garantuar një zhvillim normal të këtij aktiviteti, në vendin e përcaktuar", thotë Policia në njoftimin e saj zyrtar.
Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për kryetarin e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni me akuzën “thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”. Gjatë protestës së 8 dhjetorit, pas fjalës përmbyllëse të Bashës në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, Ndregjoni u dëgjua të marrë i fundit mikrofonin ku thirri: Të shkojmë të rrëzojmë bunkerin tek Ministria e Brendshme.
Në përfundim në njoftimin e policisë theksohet se nga ana e Prokurorisë dhe Policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Procedohen në gjendje të lirë
- Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizmim dhe pjesmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme”
- Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”
- I.V, 41 vjeç , banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit rendit publik“
Arrestohen për “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike“
- Aurel Filaji, 23 vjeç banues në Tiranë
- Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë
- Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës
- Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë
- Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.
Shpallen në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike“
- F. L, 44 vjeç , banues në Tiranë, i dënuar më parë.
- G. Gj, 27 vjeç , banues në Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/ Marquee Tirana 2015 drejt rikthimit në normalitet