Një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me dëmtime në trup, dhe ka denoncuar se është dhunuar nga policia greke rreth 13 ditë më parë.
Sipas deklarimeve të Maldin Maxhari nga Maliqi në policinë e Korçës, ai ka qenë në Kalkidhia dhe pretendon se është dhunuar nga policia greke. I riu thotë se policia greke e ka ngatërruar atë me një të dyshuar, por pasi janë bërë verifikimet, është dëbuar nga shteti grek, dhe ka dalë nga Kakavija për t’u kthyer në Maliq.
Nga bluzat e bardha në spitalin e Korçës, raportohet se 29-vjecari ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.
Policia e juglindjes ka marrë deklarimet e 29-vjeçarit Maldin Maxhari dhe pritet të vendoset se çfarë procedure do të ndiqet më tej pasi ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në Greqi.
Komente







