U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
Ministri Petrit Malaj gjatë prezantimit të kreut të ri të Tatimeve, Ilir Binaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme (4 Tetor) drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i emëruar pas mbledhjes së fundit të Qeverisë, më 2 Tetor.
Gjatë fjalës së tij, kreu i dikasterit tha se Administrata Tatimore ka nevojë për një qasje të re menaxheriale, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese.
“Prioritet i punës do të jetë jo vetëm përsosja e performancës, cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, por edhe garantimi i zbatimit me sukses i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, që do të shërbejë si një udhërrëfyes për miradministrimin fiskal dhe rritjen e të ardhurave”, tha ministri.
Malaj i shprehu dhe mirënjohjen drejtoreshës së Komanduar, Elidjana Çela, e cila do të vijojë tashmë të mbajë detyrën e Drejtoreshës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, për “përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës”.
Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, vlerësoi “besimin e dhënë” dhe kërkoi “angazhim të shtuar sa i përket përmirësimit administrativ, luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit”.
Binaj ka një karrierë të spikatur akademike dhe profesionale në fushën e Kontabiltetit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA), anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA), Kontabilist i Certifikuar Publik (CPA) në Kaliforni, Kontabilist i Certifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekspert i Autorizuar i Kontabilitetit (EKR) në Shqipëri.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në 2025, pas rritjes së çmimeve së referencës për rrethet!
21 Nëntor, 16:42
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Gjoba 110 mln € e Becchetit, Malaj: Përmbaruesi privat ka fondet por pret edhe pretendimet e qeverisë shqiptare, Bardhi: Javën tjetër interpelancë me Ramën
18 Nëntor, 12:47
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor, 15:54
-
Kuvend/ Miratohet me 71 vota pro 'Buxheti faktik i vitit 2023', Bardhi: Po abuzohet me paratë e shtetit! Ministri Malaj: Buxheti i 2025 më i madhi në histori
7 Nëntor, 13:22
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor, 19:17
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
30 Tetor, 14:49
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor, 10:46
-
Nga prokuror i krimeve të rënda, në drejtor i hetimit tatimor! Anton Martini do udhëheqë luftën kundër evazionit fiskal
22 Tetor, 13:05