U filmua duke kapur prej xhupi të riun, pezullohet shefi i Sektorit të Trafikut Urban në Berat

U filmua duke kapur prej xhupi të riun, pezullohet shefi i Sektorit të Trafikut Urban në Berat

Foto ilustruese

Shefi i sektori të Trafikut Urban, nënkomisar Nikolla Babai, është pezulluar nga detyra, pas publikimit në mediat sociale të një video ku shfaqet teksa kapj prej xhupi një të ri në Berat, që nuk pranon t’i dorëzojë dokumentet. Mësohet se ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor.

Policia po ashtu ka vënë nën hetim 28-vjeçarin M.N, banues në Berat, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 4000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit

'Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetin social JOQ, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të  punonjësit të Policisë Nënkomisar N. B., me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Berat.

Sqarojmë se ditën e djeshme, të gjitha strukturat e Policisë Berat, ishin të angazhuara për mbarëvajtjen e aktiviteteve në qytet, si dhe për menaxhimin e trafikut, me rastin e Ditës së Verës. 

Rreth orës 14:00, të datës 14.03.2024, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. N.(që shfaqet edhe në videon e  publikuar) pasi në ato momente, në zbritje, kishte fluks automjetesh dhe këmbësorësh. Drejtuesi i automjetit nuk po i bindej urdhrit të Policisë për të pritur disa minuta, derisa të lirohej rruga, por i ka kundërshtuar ata dhe më pas ka fikur automjetin në rrugë dhe ka tentuar të largohet duke bllokuar dhe rrugën.

Për këtë arsye është bërë shoqërimi i drejtuesit të automjetit, në ambientet e Komisariatit. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 4000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, në bazë të nenit 190, pika 2 dhe 6, të Kodit Rrugor. 

Në lidhje me veprimet e punonjësit të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për punonjësin e Policisë Rrugore Nënkomisar N. B., i cili shfaqet në videon e publikuar.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim