U fut në Shqipëri me grupin e refugjatëve, arrestohet terroristi që ka luftuar në Siri
Një sirian që ka qenë pjesë e grupeve terroriste në vendin e tij dhe në Irak është ndaluar nga policia, pasi po tenton që të kalonte nga Shqipëria për në vendet e BE.
Një emigrantë që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste në Siri dhe ka mbërritur në Shqipëri, është ndaluar nga policia. Një burim nga Prokuroria i tha Report Tv se bëhet fjalë për një person rreth 35 vjeç, i cili ka hyrë në Shqipëri dy ditë më parë, me një grup emigrantësh që po tentonin të shkonin në vendet e BE-së.
Ky person nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi, por një informacion sekret i dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, e identifikoi terroristin e dyshuar. Menjëherë Policia e ndaloi dhe e çoi në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Kareç të Shijakut. Ky person sipas burimeve, ka qenë pjesë e një grupi terrorist në Siri, që ka luftuar me ta, por që ka tentuar të shkojë drejt vendeve të BE-së me një identitet të ri.
Terroristi i dyshuar ka qenë pjesë e një grupi prej 16 emigrantësh që u kapën dy ditë më parë pranë pikës kufitare të Kapshticës. Ai nuk e ka dhënë emrin e tij të saktë para policisë, por informacioni i SHISH, që ka ardhur nga agjencitë e huaja, bëri të mundur identifikimin e terroristit të dyshuar.
Nuk është hera e parë që ndodh që në Shqipëri ndalohen persona që mund të kenë luftuar përkrah grupeve terroriste në Siri dhe Irak. Autoritetet shqiptare janë përpjekur ta mbajnë sekret arrestimin e sirianit.
Të dhënat për terroristin e dyshuar janë çuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe tashmë pritet që ky person të dorëzohet tek autoritetet e huaja. Edhe largimi nga Shqipëria i personave që dyshohet se kanë luftuar me grupet terroriste mbahet i fshehtë.
Anëtarë të grupeve terroriste shpesh u bashkohen grupeve të emigrantëve që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, duke tentuar që të fshehin të kaluarën e tyre. Ata i hedhin mjetet e identifikimit dhe paraqesin një emër të ri para autoriteteve. Zbulimi i tyre bëhet nga agjencitë sekrete që këta persona i mbajnë në vëzhgim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Radhë të gjata automjetesh në Kapshticë, emigrantët kthehen në vendin fqinj pas festës ‘E hëna e pastër’! Qytetari: Kemi pyetur po s'kemi marrë përgjigje, 3 orë në pritje
3 Mars, 17:16
-
Gjykata Europiane shqyrton sot planet e Italisë për transferimin e refugjatëve në Shqipëri
25 Shkurt, 08:29
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Kapshticë/ Pas festave emigrantët largohen drejt Greqisë! Punohet me kapacitet maksimal
3 Janar, 12:38
-
Tragjike/ Kush është Zoi Ksila, vajza me shtetësi greke e origjine shqiptare që nderroi jetë në aksidentin fatal! Erdhi për pushime me të fejuarin
2 Janar, 15:06
-
Vjedhje dhe trafik droge, arrestohen në Qafë Thanë e Kapshticë 3 persona të shpallur në kërkim
28 Dhjetor 2024, 15:10
-
Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale
28 Dhjetor 2024, 13:09
-
Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat
26 Dhjetor 2024, 10:05
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor 2024, 14:29
Më kollaj e keni ti ktheni në kufi me dy hapa andej nga erdhën apo ti transportoni në kampe duke i harxhuar shtetit edhe benzinë?! Por nuk iu intereson tradhëtarëve të shitur..
PërgjigjuESHTE LOJE E PISET E SHTETIT E PUSHTETARVE TONE......