POGRADEC- Një 44-vjeçar është mbytur në liqenin e Ohrit në Pogradec. 44-vjeçari J. S., është futur në liqen për t’u larë dhe më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa 44-vjeçari ishte me orgjinë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.