Këngëtari i njohur Valon Shehu është arrestuar nga policia e Kosovës.
34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.
Gjatë kontrollit të kryer uniformat blu i gjetën një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, shkruan gazeta Sinjali.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.
Artisti ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)