Një 50-vjeçar në Midë është gjetur i shtrirë në dëborë pranë antenave.
Sipas njoftimit të policisë, ai është punonjës i një kompanie celulare dhe kishte shkuar atje për të rregulluar një defekt te një nga antenat.
50-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.
Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje (tek antenat në zonën e Midës).
Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.
Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Komente








