U gjet i vdekur në lumë, hetimet për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë marrin "kthesë"! Kush janë 2 personat që akuzon e dashura e tij?

U gjet i vdekur në lumë, hetimet për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë marrin

I riu që u vra

Zhvillime të reja kanë ndodhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tetovë, në Maqedoni të Veriut, ku një 16-vjeçar u gjet i vrarë.

Adoleshentja që akuzohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 dhjetorit në Tetovë, ka dalë para gjykatës ku ka mohuar krimin. Ajo ka implikuar në ngjarje dy persona të tjerë por ka refuzuar që t’i identifikojë, duke marrë një kthesë tjetër hetimet për ngjarjen.

“Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar”, thanë hetuesve.

Gjatë mbajtjes së seancës ditën e djeshme nxënësit e klasës së viktimës duke kërkuar drejtësi për 16-vjeçarit.

Sipas policisë, ai u godit me mjete të mprehta në kokë nga e dashura e tij, e cila më pas hodhi trupin e pajetë të adoleshentit në ujërat e lumit Shkumbin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023