Tirane- Me shapka dhe pantallona të shkurtra AMP arrestoi dje shefin e antidrogës në Policinë e Durrësit, pas hetimeve të SPAK se ishte pjesë e një skeme shantazhi dhe gjobëvënieje të një pronari të një klubi nate te Ura e Dajlanit.
Por kjo nuk është hera e parë që Gazmir Preçi, do të përballet me drejtësinë për akuzat se ka shfytëzuar pozitën e tij drejtuese.
Në 2021 Gazmir Preçi i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimieve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të policisë së Fierit në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës. Preçi u vu në hetim për 'shpërdorim detyre' për lejimin e kultivimit të kabanisit.
Sipas dosjes në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike. Në dosjen që u referua atëherë punonjësit e policisë ishin në hetim për shpërdorim detyre gjatë periudhës qershor - shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij dhe 2 punonjësve të tjerë të policisë gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"
E pikërisht dyshimet dhe problematikat në Mallakastër jo shumë vite më parë, nuk ndikuan që Gazmir Preçi të ngjitej në karrierë, duke 'u shpërblyer' me post si shef i antidrogës në Durrës.
E tre vite më pas, 15 gusht 2024, Gazmir Preçi arrestohet sërish pasi nga hetimet e SPAK ishte pjesë e një skeme ku ka shantazhuar pronarin e një klubi nate te Ura e Dajlanit se do t’i mbyllë biznesin dhe i ka kërkuar si ‘gjobë’ 20 mijë euro.
Shefi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin, dhe sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.
Hetimet u bënë në bashkëpunim në me Agjencinë e Mbikëqyrjes policore fill pas denoncimit të pronarit të lokalit "Night', një klub nate te Ura e Dajlanit. Sipas denoncimit të tij, shefi i antidrogës e kërcënonte se do i mbyllte biznesin me pretendimin se kishte të punësuar disa persona të pasiguruar, çka nuk është në kompetencën e tij për ta kontrolluar. Shuma prej 10 mijë eurosh u mor në një takim nën vëzhgimin e hetuesve mes pronarit të lokalit dhe Gazmit Preçit në një lagje të Tiranës, i cili ra në grackën e kolegëve sapo mori një pjesë të parave. Kryekomisari akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv”
Në një reagim ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se operacioni ishte mesazhi është i qartë për policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve. Ata do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi. Ministri Hoxha shkruan se ku operacion tregon se mesazhi është i qartë, policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.
Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.
Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!
Ne Brazil, policet e ndershem qe rrezikojne jeten me bandat e drogues nuk kane mesure per koleget e tyre qe bashkepunojne me bandat. A ka police trima dhe te ndershem ne Shqiperi?
PërgjigjuQyfyre Albanistani! Zoteria edhe ishte arrestuar me pare per lejimin e kultivimit te kanabisit dhe me pas ishte graduar shef antidroge. Fiks policia qe duam!
PërgjigjuE ka fajin prape media sipas Rrumbullak Saukut. Eshte dezinformim.
Përgjigju