TIRANE- Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' një ditë pasi u vu në pranga nga policia në kryeqytet, sepse drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi i tij u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, rreth 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin tip ‘Chevrolet” i dehur.

Shërbimet e policisë i kanë bërë test alkooli 60-vjeçarit, ku ka rezultuar se këngëtari i njohur kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara për të drejtuar automjetin, ku nga testi doli 0.66 mg/l.