Pak orë më parë lajmi se Robert Berisha është në një lidhje dashurie me vajzën me origjinë nga Burreli, shkaktoi zhurmë kudo. ‘Prive’ mësoi se dyshja ishin në një lidhje dhe se aktualisht janë duke pushuar në Turqi, duke publikuar një foto të Berishës me vajzën e quajtur Jess Kadiu.
Pas këtyre lajmeve ka ardhur dhe reagimi i parë i artistit, i cili ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e tij ku shihet krah 4 vajzave bukuroshe. “Diçka po zihet”, ka shkruar këngëtari krah fotos ku shfaqet Jess, por dhe reperja Rina Balaj. Ai ka etiketuar gjithashtu në postim edhe këngëtaren e njohur ‘Big Mama’ së bashku me figurën e një videoje.
Në këtë mënyrë Roberti i ka hedhur poshtë thashethemet e lidhjes, duke provuar të tregojë se bashkë me vajzat i ka bërë një projekt muzikor, i cili pritet të vijë shumë shpejt.