Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi u kap me një armë zjarri, pushkë pa leje.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën rrurale Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, policia i ka gjetur 33-vjeçarit me inicialet D.M një armë zjarri pushkë e cila iu gjet në çantën e tij. Sipas policisë është bërë sekuestrimi i armës në cilësinë e provës materiale, e cila i kaloi prokurororisë së rrethit gjyqësor.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. M, 33 vjeç, banues në Gjirokastër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën rrurale Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, i’u gjet e sekuastrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 278 i Kodit Penal.