U konfirmua nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin ndaj prokurorit Arben Dollapaj

U konfirmua nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin ndaj prokurorit Arben Dollapaj

Prokurori i Apelit Shkodër, Arben Dollapaj

Komisioneri Publik ka ankimuar këtë të martë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, prokurorin  Arben Dollapaj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të këtij institucioni, Komisioneri Publik ka bërë me dije se ka konstatuar se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pranë Gjykatës Kushtetuese nuk është i plotë.

“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, njofton KP.

Komisioneri Publik thekson se nëpërmjet këtij ankimimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Më datë 6 gusht të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit Shkodër, pasi nuk konstatoi probleme gjatë procesit të rivlerësimit. KPK deklaroi asokohe se Arben Dollapaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe se nuk ka konflikt interesi. 

Prokurori Dollapaj ka një karrierë prej 25 vitesh në sistem. Prokurori i Apelit Shkodër ka pasur në shqyrtim disa nga cështjet më të rëndësishme sikurse është ajo e "Bandës së Lushnjës", "Gërdeci" apo edhe skandali i pedofilisë në Qendrën e Fëmijëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së