POGRADEC-Ishte kthyer nga Siria, kapet me tritol në banesë i riu nga Pogradeci. Ervin Duka banues në fshatin Guras, Pogradec rezultonte ne vitin 2014 ne listen e personave te larguar ne Siri. Por duket se rikthimi ne atdhe i ka kushtuar, pasi ne banese i eshte gjetur lende eksplozive dhe municione armatimi.

Pas marrjes të informacionit të siguruar në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet policore ushtruan në banesën e këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat 29-vjeçari i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Ervin Duka luftoi në Siri në konfliktin e atjeshëm dhe është kthyer në atdhe i plagosur, po në vitin 2014, kur policia e renditi në listën e të larguarve drejt Lindjes Mesme.

Si mashtroi Duka kur udhëtoi drejt Sirisë
I arrestuari nga fshati Gurras i Pogradecit, Ervin Duka nuk ishte i vetmi person që udhëtoi drejt Sirisë. Ai ishte larguar me të rinj të tjerë të fshatit drejt vendit të konfliktit. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, në vitin 2014, Duka rezultoi se së bashku me të rinj të tjerë u largua drejt Sirisë, kurse nënës së tij 74-vjeçare i tha se po largohej drejt Arabisë Saudite.
Por duket se vajtja në Siri nuk i ka shkuar aq mirë sa ai ka pritur. Pak kohë pasi mbërriti aty, Duka është plagosur nga një predhë dhe u mjekua fillimisht në Turiq e më tej në Larisa të Greqisë.
Policia tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit me arrestimit të sotëm.
Çështja e Dukës është ende nën hetim. Sipas policisë, Duka konsiderohet një person me rrezikshmëri.

fisheke
fisheke
  (Fishekët e sekuestruar nga policia)

Redaksia Online
d.b/XH.K/shqiptarja.com