U kurorëzuan si më të bukurat e Shqipërisë, vajzat rrëfejnë rrugëtimin në “ Miss Shqipëria 2021’’ dhe momentet e veçantat

Vetëm pak ditë më parë u mbajt kompeticioni i përvitshëm ‘Miss Shqipëria’, ku kurorën e më të bukurës e mori 18-vjecarja Lea islamaj. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ishin të ftuara Miss Shqipëria 2021 Lea Islamaj dhe shoqëruesja e parë Pamela Paja  si dhe shoqëruesja e dytë Samanta Pajo. Vajzat treguan më tepër për kompeticionin, emocionet që I shoqëruan gjatë ditëve të provave dhe arsyet përse u bënë pjesë e kësaj gare.

‘’Atmosfera ishte shumë miqësore, në fillimin nuk e njihnim mirë njëra tjetrën por me kalimin e kohës u miqësuam, u bëmë shoqe” tha Samanata pajo.

Miss Shqipëria Lea Islamaj tregoi se nuk e kishte pritur aspak që do të ishte ajo fituesja e këtij kompeticioni. Ajo jeton në Francë prej shumë vitesh dhe ardhja në Shqipëri nuk ka qenë aspak për të marr pjesë në kompeticion:

‘Nuk e kam pritur, erdha për qejf, mbarova shkollën dhe erdha. Por u gëzova shumë sepse prindërit e mi e kishin  ëndërr por nuk e prisja. Më shumë prisja që të isha shoqëruese ose vetëm një cmim dicka e tillë.

Por cili do të jetë rrugëtimi I tyre pas kompeticionit? Vajzat u shprehën se besojnë që do të vazhdojnë rrugën e modelingut megjithatë shkolla mbetet prioriteti I tyre në vitet në vazhdim.

“ Unë do të filloj shkollën në shtator për të marr licenën në kimi sepse dua që më vonë të hap një markë për parfumet ose kozmetikën  por dua që ta vazhdoj edhe modelingun” tha Miss Shqipëria 2021.

Dy prej vajzave treguan edhe për mendimin që ata kanë për Shqipërinë, duke qenë se gjatë kësaj kohe kanë vizituar shumë qytete të Shqiprisë:

Unë për vete kam zbuluar disa vende që nuk kam qenë më përpara. në Petrelë nuk kisha qenë asnjëherë as në Durrës, kam qenë kalimtare por nuk kam ndenjur dhe kemi kaluar momente të bukura” tha shoqëruseja e parë e Miss-it Pamela Paja.

 Ndërsa për Miss Shipërinë në këtë eksplorim qytet I vecantë mbetet Velipoja duke qenë se aty ka kaluar momente shumë të bukura.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!