Deputeti Dash Sula shënjestruar Albana Vokshin dhe Flamur Nokën, të cilën i akuzon si personat që 'fshihen' pas lënies së tij jashtë listave të PD-së. Sula është shprehur se "gjënë më të madhe" ia kanë bërë ata dhe se Noka dhe Vokshi janë dy njerëzit që “gatuajnë një thashethemnajë për Berishën”.
“Deri dje unë mendoj për shkak të gjitha rrethanave që zoti Berisha ka qenë i plotfuqishëm 100%. Nuk mendoj që nuk është i plotfuqishëm. Nuk mendoj që zoti Berisha nuk i vë vulën i fundit, por tani zoti Berisha ka arritur në një moment se çfarë gatuhet përqark, çfarë gatuhet gjella, se shikoj mënyrën kur shkon në parlament, si rri Albana, si rri Flamuri, si kapin karrigen, si kapin çantën, si i afrohen te veshi. E kam parë këtë lloj qasje. Zoti Berisha nuk e ka pasur nga 2005 e këtej. Këta janë dy njerëzit dhe të tjerë aty që gatuajnë një thashethemnajë, ose ngrejnë pluhurin, ose tornadon për zotin Berisha. Kjo nuk është çështje as lëpirje as fresku që i bëjnë zotit Berisha, por gjënë më të madhe e kam nga këta”, tha ai.
Sula përmendi edhe një grup në WhatsApp ku deputetët deri dje shkruanin më shumë për ditëlindje e festa sesa për punët e partisë.

“Është një grup WhatsApp-i, aty më shumë deri tani më shumë shkruhej për ditëlindje, për festa, sesa për punë partie. Komplimentohenin njëri-tjetrin. Unë zotit Berisha nuk i kam çuar mesazh për ditëlindje. Kështu jam dreqi e mori. Thashë kur nuk i kam çuar këto tre vjet, pse duhet ta bëj tani. Ata në 6 të mëngjesit shkruanin për zotin Berisha. E merr vesh ti. Të luash mendsh pra”, tha Sula.
Komente


O dhëndër i sekretarit të P.P.SH.-së ti ke qënë dhe hetues në kohën e sist.të ashtuquajtur monist., si ta punuan 2 njërëz jo profesionist?Kji tregon që je më i ndyrë se ata të dy.POPULLI YNË KA NJË SHPREHIE:MË THUAJ ME KË RI TË TË THEM SE KUSH JE.SELAM O FTUJAK SE DASH VETËM EMRIN KE POR ASHTU NUK U BËRE DOTË.
Përgjigju