U lodhët me 4-ditë karantinë? Aurela Gaçe ka qenë 6 muaj dhe jep mesazhin më emocionues në emër të JETËS

U lodhët me 4-ditë karantinë? Aurela Gaçe ka qenë 6 muaj dhe jep mesazhin më emocionues në emër të JETËS

Nëse të gjithë jemi lodhur me 4 ditë karantinë në shtëpi, atëherë fuqinë do e gjeni tek mesazhi i Aurelës. Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një mesazh shumë të bukur dhe emocionues ku u kërkon të gjithë qytetareve të bëjnë durim në këtë periudhën ‘në emër të Jetës’. Gaçe tregon situatën ku ajo ka qenë në ‘karantinë’ për 6  muaj gjatë shtatzënisë së dytë dhe ka kaluar shumë vështirësi, dhe sot është sërish në karantinë 14 ditore larg fëmijëve të saj, pasi është kthyer nga SHBA dhe sërish ka durimin dhe mirësinë ta zbatojë të gjithë këtë për të mbrojtur jetën dhe familjen e saj.

Mesazhi i plotë

Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga "ditët e karantinës time " që zgjati 6 muaj e gjysmë ,gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.
Fotoja e parë është gjate kohës kur numëroja javët e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket që të arrinim të preknim muajin e 9 . Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja....por ,periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët m dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë . Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një jave, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua ,ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahëe, ose pa dashje t’i mund te godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë "-i thosha . Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte ,mua edhe barkun ,aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s'mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëera....ndërkohë qe mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.
Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital.
Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë "karantinim" ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s'kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjeeee nga këto, në emër të "JETËS" .

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim.Prandaj, durim o miq, në emër të "JETËS" !

30/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Najada: 16/03/2020 20:48

    Ka qen 6 muaj Aurela dhe keshtu ka qene dhe jan akoma te gjitha ato néna qe kane problème me shtatazanine. E ku eshte problemi ketu ne fund te fundit per femijen e saj e beri siç do e bente çdo nene.Po ata njerez gra e femije qe jane te ngujuar nga hasmi qe as nuk e dine qe do e shohin ndonje here driten e diellit ,,Po per ta cfare duhet te themi Po per ato nena gra e motra qe burrat fanatike i mbyllin brenda nje jete te tere cfare duhet te themi ??Keto jane vertet sakrifica ne émer te jetes dhe te fatit ndaj mos te qahet Aurela qe ka ndenjur 6 muaj shtrire,,,Dhe se kjo e sotmja nuk i dihet Ku e ka fillin rri sa te duash ne shtepi Po nuk e ke te sigurte jeten gjithsesi,,Flm

    Përgjigju
    • Daniela: 18/03/2020 15:39

      Ke te drejte, aurela i ngaterron kot gjerat, nuk ka qene ne karantine ka qene ne regjim shtrat Do ta ket kuptuar edhe vete

    • Roca: 17/03/2020 13:03

      Najada shum e vertete. ..po dhe kjo ka dash me fol

    • Ben Tironci: 17/03/2020 10:29

      Qytetari

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin