'U mërzita për shtyrjen e Lojrave Olimpike', kampionia e notit për 8 vite: Këto kohë bëhuni superheronj të familjeve tuaja

Ajo ishte përgatitur që nga 24 korriku deri më 9 gusht të nderonte flamurin e Shqipërisë në Lojrat Olimpike, por koronavirusi i ndërpreu hovin Nikol Merizajt, kampione kombëtare në not prej tetë vitesh. Në një intervistë për 'Report TV', mbajtësja e 12 rekordeve kombëtare, thotë se vendimi për shtyrjen e Lojrave Olimpike nuk ishte i thjeshtë për t'u pranuar.

"Vendimi për shtyrjen e Lojrave Olimpike nuk ishte i lehtë për t'u pranuar, megjithatë ishte një vendim i drejtë për këto kohë të vështirë që jo vetëm sportistët po hasin, por e gjithë bota.

U mërzita jo vetëm unë, por të gjithë sportistët që përgatiteshin për këto lojra. Kishim dy a tre vite që bënim plane. U mërzita pak më shumë sepse ishim shumë pranë normës olimpike dhe besoja që në Lojrat Olimpike do të shkoja me normë. Megjithatë besoj që vitin e ardhshëm besoj do të jemi më të fortë dhe më të përgatitur."

Në këtë periudhë Merizaj, pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike të Rios në 2016, thotë se nuk ia ka munguar mbështetja e federatës dhe KOKSH-it.

"Lojrat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti. Besoj se çdo sportist në përgatitjen e tij synon të shkojë në Lojrat Olimpike. Gjithashtu këto lojra janë edhe ëndrra ime. Pavarësisht se kjo situatë më ka ndaluar paksa të jem në habitatin tim, që është uji, do mundohem që së shpejti të kryej një kamp stërvitor me anë të federatës dhe KOKSH-it që i kam pasur mbështetje gjithmonë dhe i falënderoj shumë."

Katër herë pjesëmarrësja në kampionatin Botëror dhe po katër herë pjesmarrësja në kampionatin Europian thotë se për notin kjo situatë është më e vështirë se sa për sportet e tjera.

"Është e vërtetë që për notin dhe notarët kjo situatë është paksa më e vështirë se sa për sportet e tjera sepse na duhet domosdoshmërisht pishina dhe uji. Për këtë arsye rikthimi do të jetë më i vështirë."

Më tej Merizaj tregon se si po e mban veten në formë në këto ditë kur i mungon uji dhe pishina.

"Ditët e mia i mbaj gjithmonë aktive. Mundohem të stërvitem 2-3 në ditë. Kjo me anë ekipit dhe trajnerit personal që kam këtu në Greqi. Mundohem gjithashtu që të kujdesem jashtëzakonisht shumë për dietën ushqimore dhe gjithashtu regjimin e gjumit pasi është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të ndryshojmë absolutisht atë që bënim më përpara."

Në fund Merizaj kishte edhe një mesazh: "Mesazhi im në këto ditë të vështira askush nuk është vetëm. Mundohuni të qëndroni aktiv dhe bëhuni superheronj të familjes tuaj. Kujdesuni për ta, kujdesuni për vetën dhe pse jo shpenzoni këtë kohë të lirë që keni për të bërë diçka ndryshe. Besoj se nesër do t'ia vlejë."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit