Tre vite burg do të vuaj Roland Kryemadhin dhe bashkëshortja e tij Besarie Kryemadhin për akuzën e keqtrajtimit të miturve, pasi çifti i bashkëshortëve nuk lejonin fëmijët të shkolloheshin.
Arsimi 9-vjeçar është i detyrueshëm ndërsa çifti Kryemadhi privon tre fëmijët nga kjo e drejtë, ku edhe pas këtij dënimi fëmijët ende nuk shkojnë në shkollë.
Pak muaj më parë do duhej ndërhyrja e repartit RENEA për të shoqëruar forcërisht në gjykatë 37-vjeçarin me banim në Kamëz, Roland Kryemadhi, pasi ky i fundit refuzonte të paraqitej në gjyqin ku ishte marrë i pandehur se keqtrajtonte fëmijë. Ai pretendonte se nuk i lejonte fëmijët të shkonin në shkollë pasi ata i arsimonte Allahu.
Prezenca e forcave të policisë por edhe tentative për ta shoqëruar forcërisht në gjykatë nervozoi Kryemadhin i cili u përplas fizikisht me efektivët për tu mbyllur më pas në banesën e tij në rrugën “Hazis Suçi” .
U deshën 40 minuta negociata mes efektivëve të policisë dhe 37-vjeçarit radikal që ky i fundit t'i dorëzohej autoriteteve.
Përpara trupit gjykues Roland Kryemadhi hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij ku se ka kërcënuar me armë efektivët e policisë ndërsa shtoi se atë e mbron Allahu.
1 ditë pas ngjarjes Report TV shkoi në banesën e 37-vjeçarit ku bashkëshortja e tij, për të cilën gjithashtu gjykata ka caktuar dënim me burg, deklaroi se fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë.
Ishte shërbimi social në bashkinë Kamëz që zbuloi keqtrajtimin e të miturve dhe referoi materialet në prokurori nga ku më pas 37-vjeçari u mor i pandehur.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Lëvizte me pistoletë në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
21 Janar, 13:51
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! Me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
17 Janar, 13:03
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur
29 Dhjetor 2024, 11:14
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor 2024, 20:03
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 14:48
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor 2024, 16:00
Gruaja duhet mbajtur nen verzhgim e kontrolluar ne se do I shkolloje femijet apo jo ,ne te kundert duhet ti marre shteti ,jo te afermit sepse cifti mund tu kerkoje te mos I shkollojne.Nuk e di ne se shteti do kete vullnet ta zbatoje ligjin,gjykuar dhe nga kriminelet me te rrezikshem,te denuar me arrest shtepie, por qe livadhisin shpesh me arme e droga te pa kontrolluar,vecse kur kapen rastesisht ,nuk kam shume besim.
PërgjigjuQë të dy këta të sëmur të vusjn denimin , kurse fëmijt të kalojn nën kujdesin shtetëror për shkollim ...! Këtë tragjedi është duke e shkaktuar ndërtimi i pa kontrollë i “ shtëpive të allahut” për analfabetizëm të kombit shqipëtarë si në Shqipëri ashtu në Kosovë maqedoni dhe malë të zi , pa e harruar Kosovln lindore...!!! Ai që i thotë turkut vëlla ai është shkja ...!!!
Përgjigju@Arberi, ha m... ha se tben mire...
Shyqyr që ka rob si ty që na tregojn se si të zgjidhim problemet. Do ndërtojmë ca kisha që të civilizohet kombi. Se me qorra si ty këto politikanë e kanë jetën e gjatë, ja kanë arritur qëllimit. Ti meresh me këtë copë mishi që nuk çon fëmijët në shkollë por nuk të shqetëson fakti që Edi Iliri apo Lulëzimi bëjnë cfarë ti teket me popullin fukara.