TIRANE- Biznesmeni Artan Pulti, që u ka marrë një sasi prej 2 milion euro borxh dy biznesmenëve të njohur shqiptarë P.Sh. e A.T, është dënuar nga gjykata me 12 vite burg. Ky dënim është dhënë në 9 nëntor të këtij viti nga gjykata e kryeqytetit, pasi prokuroria kishte marrë të pandehur biznesmenin Artan Pulti për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Veç vendimit të dënimit gjykata urdhëron Artan Pultin që të dëmshpërblejë biznesmenët e mësipërm me shifrën prej 1.005.900 euro dhe 13.590.000 lekë.
/Shqiptarja.com











