U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

Përbalja e Angela Carinit dhe Imane Khelif

Boksierja Angela Carini, 25 vjeç, është ende e shokuar pas përballjes me një transgjinore në Olimpiadën e Parisit. Përballja e saj me alergjianen Imane Khelif, ka ndezur polemikat, ndërsa Carini thotë se nuk arrinte të merrte frymë pas goditjes që e bëri të tërhiqej nga loja pas vetëm 46 sekondave.

“Kam marrë shumë goditje, por jo si këtë radhë. Nuk arrija dot të merrja frymë kur u godita dhe vendosa ta lë ndeshjen në mes. Unë jam një luftëtare, por kur mora goditjen në hundë po pyesja veten me kë po përballem. Nuk kisha pësuar kurrë goditje të tilla”, tha ajo.

Në fund, një deklaratë edhe më e trishtë, pasi u rrah brutalisht në ring nga një “mashkull biologjik”.

“Tani i them lamtumirë boksit”, njoftoi ajo. Trauma e 25-vjeçares mesa duket është aq e rëndë, sa ka vendosur të mos ngjitet më në ring.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim