Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit po zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryepolicit Sokol Baraj.
 
Baraj u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 53-vjeçare, pas  një infarkti në zemër.
 
 I pari që ka zhvilluar homazhe ka qenë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili u shpreh se Baraj ka dhënë të gjithë kontributin e tij në uniformat blu.
 
"Sokol Baraj dha të gjithë kontributin e vet në Policinë e Shtetit. Ngushëlloj familjen për ndarjen nga jeta të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", u shpreh Çako.  
 
Sokol Baraj ka mbajtur detyrën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe zv/ministër i Brendshëm.
 
Baraj njihet si kryepolici që shkatërroi bandat e armatosura në vitin e trazirave të 1997-ës.
 
Më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të komisariatit të Kavajës. 

[gallery]21415[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com