Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili u përfol shumë në median rozë pasi i dha fund lidhjes së dashurisë me vajzën e ish-deputetes Jozefina Topalli, duket se është rikthyer pas një heshtjeje disa-mujore.

Këngëtari duket se ka lënë pas romancën me bukuroshen shkodrane dhe i është rikthyer jetës së tij artistike, ku do të shfaqet shumë shpejt në ekran.

Luiz Ejlli ka publikuar në ‘Facebook’ një këngë në bashkëpunim me kolegen Rezarta Smaja, me të cilën do të përfaqësohet në festivalin e RTSH.