Këngëtarja Big Mama u përball me një situatë tepër të vështirë dhe që asnjë femër s’do donte t’i ndodhte. Ajo u nda nga i dashuri i saj pak para dasmës, por duket se kjo histori tashmë ka mbetur në të shkuarën dhe nuk ka lënë gjurmë te këngëtarja.

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan, Big Mama ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj private, teksa ka treguar me atë që ka thënë. Big Mama, sipas asaj që u la të kuptohej, pak kohë pas ndarjes nga djali që do martohej, ka nisur një histori të re.

"Unë kam gjet tjetrin, për ça do qaj për të vjetrin?", ka thënë ajo duke u bërë motiv për shumë vajza që kalojnë një situatë të ngjashme. Sipas asaj që tha Çani, i dashuri i ri i këngëtares jeton në Bruksel. Ajo nuk e konfirmoi, por as e mohoi këtë. 

d.c./shqiptarja.com