Një i ri 20-vjeç ka ndjekur një grua dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj. F.A është njohur me një 37-vjeçaren amerikane M.M.
Kur gruaja është larguar nga lokali i riu e ka ndjekur atë deri në banesën e saj. Më pas ka ushtruar dhunë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale. Denoncimi është bërë nga vet gruaja në Komisariatin nr.1 dhe 20 vjeçari F.A është arrestuar.
Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në 9 dhjetor, por gruaja amerikane ka shkuar në polici për të bërë denoncimin një javë më pas.
Sipas denoncimit që gruaja ka bërë në Polici, ajo ka komunikuar disa herë me 20-vjeçarin, por sipas saj djali nuk është mjaftuar me kaq pasi e ka ndjekur në banesën e saj.
37-vjeçarja thotë se djali ka hyrë me forcë në banesë e ka qëlluar dhe ka abuzuar seksualisht me të. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarje pasi i riu ka ngritur pretendimin se nuk e ka përdhunuar 37-vjeçaren.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com