Ky Botëror nuk ka dhuruar vetëm gola dhe emocione por ka qenë dhe shkak i ndarjeve. Arsen dhe Ljudmilla të martuar në vitin 2002 ku Arsen ishte tifoz i Messit ndërsa Ljudmilla tifoze e Cristiano Ronaldos. Gjithçka mes tyre shkonte mirë kur me fillimin e këtij Botërori kishin filluar dhe grindjet e tyre.
Sipas Arsenit, Ljudmila tallej vazhdimisht me Messin pas dështimit të Argjentinës në Kupën e Botës. Kulmi arriti, thotë ai, në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë, kur gruaja nuk ndalonte së talluri Messin. Ndërsa 40-vjeçari këtë gjë nuk e duronte dot.
“Që kur filloi Kupa e Botës, Lyudmila vazhdimisht tallej me mua dhe lojtarin tim të preferuar, duke thënë se ai luante shumë keq dhe as nuk mundi të shënonte një penallti të rëndësishme që ishte në ndeshjen me Islandën. U zemërova, ndërkohë dhe unë shpreha gjithçka që ndjeja për Ronaldon e saj të bukur dhe kombëtaren portugeze, për atë vet dhe për të gjitha skuadrat e tjera që Lyudmila simpatizon. Pastaj mora gjërat e mia dhe e lashë atë njëherë e mirë“, ka thënë 40-vjeçari për një gazetë lokale ruse ku menjëherë të nesërmen ka paraqitur kërkesën për divorc.