U pagua 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën, rihapet dosja e atentatorit nga Kosova (Detaje)
Ajeti u pagua 80 mijë euro për të vrarë në 2005-ën në një lokal në Durrës, Lulzim Berishën. Ngjarja e 13 viteve më parë ishte rrjedhë e përplasjes mes bandave në qytetin bregdetar. Ndaj Ajetit ka një dënim nga drejtësia shqiptare në vitin 2012 me 20
Prej më shumë se një dekade ishte në listën e 10 personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare si personi që tentoi të vrasë Lulzim Berishën në 2005, kosovari Ahmet Ajeti i ekstraduar pak javë më parë nga Interpol Tirana fiton të drejtën e rigjykimit nga krimet e rënda.
Ky vendim i siguruar nga ReportTv është marrë më 10 shtator nga gjyqtari Klodian Kurushi i cili ka vendosur të rigjykohet Ajeti i dënuar me 20 vite burg në mungesë.
Në pikën 1 të gjykata shprehet “Pranimi i kërkesës për rishikim të vendimit datë 16.1.2012 të gjykatës për krimet e rënda, lënë në fuqi dhe nga gjykata e apelit me vendimin e dt. 2.72017”, vendim i cili ka dënuar në mungesë Ajetin me 20 vite burgim.
Në pikën 2 të vendimi gjykata e krimeve të rënda me trupën gjykuese përbërë nga Fran Prendi, Marsela Balili kryesuar nga Klodian Kurushi urdhërohet “dërgimi i cështjes në ngarkim të Ajetit po në gjykatën e krimeve të rënda por nga një tjetër trupë gjykuese e cila e ka dënuar atë në mungesë”.
Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në tiranë. Sipas gjykatës deri në një vendim të ri të drejtësisë shqiptare ai do të ketë statusin e të dënuarit dhe do të qëndrojë në qeli.
Në vitin 2005 Ajeti u nis nga Tirana sëbashku me Osman Kopuzin për të kryer atentatin ndaj Berishës por nuk arriti të kryente vrasjen për të cilën asokohe u fol se ishte paguar 80 mijë euro.
Ekzekutimi i dënimit me 20 vite ndaj Ajetit ka nisur të llogaritet prej 20 korrikut ku pas ekstradimit atij ju komunikua dhe dënimi dhënë ndaj tij.
Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre.
Vetë Lulzim Bersiha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.
Vendimi i gjykatës
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
37.5%
-
I keq
25%
-
As i mirë as i keq
37.5%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik, 14:04
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
Endrit Dokle rrezikon rikthimin në burg! Gjyqtarja Muçi ka në dorë fatin e nr. 2 të ish bandës së Durrësit, e liroi Enkelejda Hoxha në 2020
21 Korrik 2022, 13:22
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20
-
EKSKLUZIVE/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm! Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik
25 Prill 2022, 10:35